RRETH NESH

My Home shpk është themeluar në vitin 1993 në Tiranë, si një kompani prodhuese dhe tregtare. Që prej asaj kohe kompania e ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në fusha të tjera duke u përshtatur me ritmin e shpejtë të ndryshimeve dhe kërkesave të tregut shqiptar. Në vitet e saj të para motoja e kompanisë tonë ka qënë : “Fuqia jonë është çmimi”. Duke u mbështetur nga partnerë të huaj serioze dhe strategjike aktiviteti I kompanisë është zgjeruar dhe perfeksionuar. Kompania jonë duke shfrytëzuar përvojën e saj në prodhim e ka shtrire aktivitetin e saj edhe ne fushën e ndërtimit. Meqënëse Shqipëria është një vend I bekuar nga Dielli, kompania jonë ka ambicien të fokusohet në krijimin e energjisë së gjelbër, për të ndotur sa më pak ambjentin dhe për të plotësuar nevojat e tregut vendas dhe ndërkombetar.

Nëse dëshironi të bashkëpunoni me ne, na kontaktoni