Gjithashtu kemi kontribuar në rindërtimin e të gjitha kinemave shqiptare në qytete si: Tiranë , Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë ,Sarandë. Në MY Home jo vetëm do të gjeni shtëpinë tuaj ideale nëpërmjet produkteve cilësore dhe elegante, por edhe më shumë se kaq. Kompania jone duke shfrytëzuar përvojën e saj në prodhim e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në fushën e ndërtimit. Ne I kushtojmë një rëndësi të madhe të krijuarit të ideve dhe projekteve të mëdha duke ju dhënë mundësinë për të zgjedhur ambjentin tuaj perfekt për të jetuar me komoditetin maksimal. Meqënëse Shqipëria është një vend I bekuar nga Dielli kompania jonë ka ambicien të fokusohet në krijimin e energjisë së gjelber, për të ndotur sa më pak ambjentin dhe për të plotësuar nevojat e tregut vendas dhe ndërkombëtar.

Kompania jonë është e hapur për bashkëpunime dinjitoze në tregun kombëtar & ndërkombëtar.Nëse dëshironi të bashkëpunoni me ne , ju lutem na kontaktoni.