Një showroom i ri për zgjidhje premium outdoor living

MyHome po përgatit hapjen e një Outdoor Living Center në Tiranë, një showroom i ri i dedikuar për zgjidhje cilësore për ambiente të jashtme. Projekti synon të sjellë në Shqipëri prodhues dhe marka të përzgjedhura europiane në kategori si pergola, kuzhina të jashtme, mobilim outdoor, decking, sisteme hijëzimi, ndriçim, ngrohje dhe aksesorë.

Qëllimi ynë është të krijojmë një pikë serioze reference për arkitektë, ndërtues, hotele, resorte, restorante, vila private dhe projekte rezidenciale premium.

MyHome do të ofrojë hapësirë showroom-i, mbështetje lokale në shitje, këshillim projekti, koordinim instalimi dhe shërbim pas shitjes.

Ftesë për bashkëpunim

MyHome mirëpret diskutime bashkëpunimi me prodhues europianë, arkitektë, ndërtues, hotele, resorte, restorante, zhvillues projektesh dhe investitorë që janë të interesuar për nismën e re Outdoor Living Center Tirana.

Për më shumë informacion ose për të diskutuar mundësi bashkëpunimi, ju lutemi na kontaktoni.

Kontakt:

info@myhome.al
+355 68 20 77 400
Tirana, Albania

Composite deckingmyhome

Çfarë po ndërtojmë

Showroom i kuruar

Një hapësirë prezantimi në Tiranë për zgjidhje premium outdoor living, ku produktet do të paraqiten në mënyrë profesionale dhe të organizuar sipas kategorive.

Partnerë europianë të përzgjedhur

Synimi është të përzgjidhen prodhues europianë sipas kategorive të ndryshme, duke shmangur mbivendosjen direkte mes markave të ngjashme dhe duke krijuar një ofertë të plotë për tregun shqiptar.

Mbështetje për projektet

MyHome do të ofrojë këshillim, koordinim me arkitektë dhe projektues, mbështetje për instalimin dhe ndjekje pas shitjes për klientët dhe projektet lokale.

Akses në tregun shqiptar

Projekti synon të lidhë markat ndërkombëtare me klientë privatë, arkitektë, ndërtues, hotele, resorte, restorante, investitorë dhe projekte turistike në Shqipëri.

Kategoritë Kryesore

Në Outdoor Living Center do të prezantohen kategori të ndryshme produktesh për ambiente të jashtme, përfshirë:

Pergola dhe sisteme hijëzimi

Për mbrojtje elegante dhe komoditet në ambiente të jashtme.

Kuzhina të jashtme dhe BBQ

Për gatim funksional dhe eksperienca
outdoor.

Mobilim outdoor

Stil, rehati dhe qëndrueshmëri në çdo hapësirë të jashtme.

Composite decking dhe dysheme të jashtme

Rezistente me pamje moderne dhe
jetëgjatësi.

Ndriçim dhe ngrohje për ambiente të jashtme

Për të krijuar ambient të rehatshëm dhe të përdorshëm në çdo stinë.

Screens, aksesorë dhe zgjidhje plotësuese

Stil, rehati dhe qëndrueshmëri në çdo hapësirë të jashtme.

Për prodhuesit europianë

MyHome është në fazën e përzgjedhjes së partnerëve të kategorive të ndryshme, të interesuar për të prezantuar produktet e tyre në showroom dhe për të zhvilluar bashkëpunim afatgjatë në tregun shqiptar.

Ne jemi të interesuar për prodhues që mund të ofrojnë produkte ekspozimi, dokumentacion teknik, trajnim, kushte distributori, mbështetje logjistike, garanci dhe model bashkëpunimi të përshtatshëm për tregun lokal.

Modelet e partneritetit preferencial ose ekskluziv mund të diskutohen sipas kategorisë së produktit, potencialit të tregut dhe objektivave të dakorduara të shitjes

Për arkitektë, ndërtues dhe projekte hospitality

Arkitektë, ndërtues, zhvillues projektesh, hotele, resorte, restorante dhe investitorë janë të ftuar të kontaktojnë MyHome për prezantime produktesh, këshillim projekti dhe mundësi bashkëpunimi.

Outdoor Living Center do të shërbejë si një pikë reference për zgjidhje të jashtme në vila private, rezidenca premium, projekte turistike, rooftop bars, beach clubs, restorante, hotele dhe ambiente hospitality.

1561

Të dhëna për hapësirën

Sipërfaqe showroom-i

1,150 m²

Kati përdhe

400 m²

Kati i parë

750 m²

Lokacion

Me dukshmëri të mirë në Tiranë

Hapësira shtesë

Për magazinë, zyra, projektim, takime dhe mbështetje operacionale

Zona ekspozimi

Mundësi për zona ekspozimi të dedikuara për partnerë sipas kategorive