Zhvillimi i hovshëm i shoqërisë shqiptare ka sjellë nevojën e madhe për energji e cila mbi 50 % sigurohet nga importi me çmime të larta duke rënduar ekonominë shqiptare. Duke marrë në konsideratë që Shqipëria është një ndër vëndet më të pasura me burime natyrore si ato hidrike ashtu edhe diellore, gjithashtu duke qënë se jemi një vend në proçes e sipër për antarësim në BE ku është aprovuar ligji që deri në vitin 2030 të mbulohen nevojat energjetike 27 % me energji të rinovueshme. Shfrytëzimi i burimeve natyrore për të prodhuar energji të rinovueshme në Shqipëri do të jetë perspektive e sigurtë e biznesit në shqipëri. Shoqëria jonë planifikon të fokusojë më tepër potencialet e veta njerëzore dhe financiare në drejtim të realizimit të projekteve për prodhimin e energjisë elektrike të rinovueshme. Ne disponojmë studime të mirëfillta nga shoqëri të liçensuara, me të cilat jemi në negociata me partnere të fuqishëm në këto fusha për t’i realizuar.